Connect with us

Politike

Rama propozoi mbylljen e Tik Tok, pas vrasjes së 14-vjeçarit, Kulluri: Kjo është t’i biesh shkurt

Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me propozimin e kryeministri Edi Rama për masa deri në mbylljen e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat, pas ngjarjes tragjike të ndodhur vetëm dy ditë më parë në Tiranë ku 14-vjeçari, Martin Cani humbi jetën.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri u shpreh se të mbyllësh këto rrjetet sociale është rruga më e shkurtër për të adresuar një çështje që ka tronditur shoqërinë tonë, ndërsa shtoi se këtu bëhet fjalë për jetën e të rinjve.

Reagimi i plotë:

Dhuna tek te rinjte dhe kriminaliteti ne rritje nuk eshte ceshtje bllokimi te Tik-Tok apo Snapchat! Eshte ceshtje modeli jetese, jo vetem ne shkolla por edhe ne rruget e lagjet e qyteteve!

Nga ta nisesh me pare: nga te rinj qe punojne roje ne shtepite e barit apo trafikojne droge e lajne hesapet ne Shqiperi; nga hashashizimi i Shqiperise ne vitet 2015-2016; mundesite e ulta qe prodhon modeli ekonomik per te jetuar me pune; ekonomia e pastrimit te parave qe ka pushtuar sektorin e ndertimit dhe ekonomine; dhuna verbale dhe fizike qe prodhojne politika ne parlament dhe media; dhuna qe promovojne mediat duke prodhuar pa fund debate dhe emisione per krimin; paaftesia e sistemit arsimor dhe policise ne parandalimin e dhunes ne shkolla?

Te mbyllesh Tik-Tok dhe Snapchat eshte rruga me e shkurter dhe medioker per te adresuar nje ceshtje qe ka tronditur gjithe shoqerine pas ngjarjeve te javeve te fundit!

Nese Rama mendon se “kaq ishte” dhe problemi u zgjidh, jo vetem qe nuk eshte zgjidhje por vetem “me ka cu nana me la gojen”! Ketu behet fjale per jeten e te rinjve qe nuk ka me vlere! Ne qender te politikes eshte njeriu dhe jo rruget apo fasadat! Po humbim njeriun dhe do na mbetet tallavaja!

Advertisement