Connect with us

Politike

Rama publikon foton nga lokali ‘me shtesa në trotuar’ në Londër: Nuk e di a e kanë shqipot, por qesha shumë

E ndërsa në vendin tonë po vijon pastrimi i hapësirave publike nga zaptimet e paligjshme të biznese, kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë në Facebook një foto nga një lokal në Londër.

Në pamje shihet se në këtë lokal janë bërë dy ambiente me shtesa mbi trotuar.

Rama shprehet se këtë foto ia kanë nisur në mesazhe dhe i kanë thënë se pronarët janë shqiptarë, duke shtuar se këtë informacion nuk e vërteton dot, por që ky koment e bëri të qeshte.

Advertisement