Connect with us

Politike

Rama publikon pamjet nga Samiti i Komunitetit Politik i mbajtur në Tiranë: Mikpritja shqiptare për Evropën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i mbajtur më 16 maj në Tiranë.

“MIRËMËNGJES  dhe me FotoALBUMIN e mikpritjes shqiptare për Europën, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Samiti u mbajt nën moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”, dhe u diskutuan edhe mënyrat për ta përmirësuar konkurrueshmërinë e kontinentit dhe për të përballuar emigracionin e paautorizuar.

Nga Tirana liderët evropianë janë dakordësuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se qëndrimi i Rusisë në bisedimet për armëpushim është i papranueshëm dhe se kanë për qëllim të përgatisin një përgjigje.

Advertisement