Politike
Rama: Rajoni është edhe yni, nuk i përket vetëm Kosovës dhe Serbisë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me komentet në Kosovë, pasi i ka dërguar Francës dhe Gjermanisë draft statutin e tij për formimin e Unionit të Komunave me shumicë serbe, duke thënë se ata që e kundërshtojnë propozimin, si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, janë komunistët në mendjet e tyre
Rama shtoi se këtë e ka bërë për të mirën e rajonit, pasi ka theksuar se “rajoni nuk është vetëm i tyre (Kosovës dhe Serbisë) por edhe i yni”.
“Më vjen mirë që përpjekja për të dhënë kontribut konkret në dialog dhe propozimin për Zasociacionin u prit mirë nga aleatët tanë. Për ata që e kundërshtuan pa e ditur as përmbajtjen, si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, iu them dy gjëra. E para, ata që flasin kështu jetojnë ende në komunizëm. Së dyti, ky rajon nuk është vetëm i tyre, por edhe i yni. Pra, nëse ende mendojnë të luajnë me luftë, një çerek shekulli pas luftës, aleatëve tanë po u soset durimi, sepse kërkojnë paqen”, tha Rama.
Për marrëdhënien me kryeministrin Kurti, Rama tha se ata kanë të njëjtat synime, por po ndjekin rrugë të ndryshme.
“Qëllimi im dhe ai i kryeministrit të Kosovës janë i njëjtë, por arritjen e atij qëllimi nuk e shohim në të njëjtën mënyrë, sidomos së fundmi. “Për mua, një kurs përplasjeje me aleatët tanë është thjesht një trill me pasoja të paparashikueshme”, deklaroi Rama.