Politike
Rama reagon pas artikullit të “Bloomberg”: Shqipëria as nuk do të paguajë, as nuk do të vijnë palestinezë
Kryeministri Edi Rama reagoi serish ndaj lajmeve mediatike lidhur me ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për Bordin e Paqes në Gaza.
Rama i quajti “gënjeshtra” raportimet se Shqipëria nuk është ftuar, se do të paguajë 1 miliard euro apo se palestinezët do të vijnë në vend. Ai theksoi se pjesëmarrja e Shqipërisë është një nder ndërkombëtar dhe dëshmi e respektit që vendi gëzon globalisht.
Reagimi
Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!
Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB
❌GËNJESHTËR
????️Shqipëria do të paguajë 1 miliard EURO
❌GËNJESHTËR
????️Palestinezët do të vijnë në Shqipëri
❌GËNJESHTËR
E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë:
Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.
Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë.
Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani.