Politike
S’ka më ndërtime pa leje, 70% e hapësirave të jenë për qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka nisur rubrikën “Sy m’Sy”, ku po iu përgjigjet pyetjeve të ndjekësve lidhur me aksionin e ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike. Kreu i qeverisë adresoi akuzat se po vepron pas zgjedhjeve, teksa iu përgjigj se gjatë fushatës elektorale, i cili ishte pjesë e skuadrës së Tiranës, tha se ka vënë re dy gjëra. Njëra, transformimi pozitiv, dhe së dyti, zënia e hapësirave publike.
“Së pari, dua të kujtoj se këto zgjedhje unë isha pjesë e skuadrës së Tiranës. Dhe si pjesë e kësaj skuadre, ndryshe nga herët e tjera, kam pasur një seri të gjatë takimesh nëpër Tiranë dhe praktikisht kam mundur të shoh dhe kaloj në shumë territore të Tiranës që përndryshe nuk i kisha parë prej kohësh.
Pasi nuk më kishte çuar puna që më çon në të gjithë territoret e Shqipërisë por jo në të gjithë territoret e Tiranës dhe kam vënë re dy gjëra që më bënë përshtypje, nga njëra anë transformimi pozitiv në territore deri shumë periferike që në kohë të mëparshme kanë qenë shumë larg parametrave më të thjeshtë të urbanizimit dhe negative në aspektin e një zgjerimi të kufijve të veprimtarisë së njësive të shërbimit në hapësirat publike, gjë që e kam dëgjuar edhe nga qytetarët e Tiranës. Pak ditë pasi kemi diskutuar për domosdoshmërinë të kthehemi të territore dhe të shohim se çfarë shqetësimesh ka komuniteti. “, u shpreh Rama.
Rama: Reformat po na çojnë në BE, s’ka më ndërtime pa leje! Reformimi i administratës publike një nga pikat e negociatave

“Komentet tipike të hedhjes së pallavrave, sepse nëse ka një gjë që ne kemi bërë, është se kemi shmangur pikërisht shmangien e një ushtrie socialiste të shtetit. Natyrshëm me të gjitha metat e veta, boshllëqet e veta, nuk do ishim sot në kushtet e negocimit me BE, ku një nga pikat është transformimi i administratës publike. Akoma sot në vitin 2025 ku ndërtohet pa leje. Unë dhe ne jemi për të menduar këtu për 99% të shqiptarëve që nuk ndërtojnë pa leje dhe që kërkojnë fundin e fenomenit për ata që ndërtojnë pa leje.”, tha kryeministri.
‘Tiranës i mungon drejtimi prej kohësh’, Rama: Kjo është histori tjetër….

“Tiranës i mungon drejtimi dhe kjo është një histori tjetër, për një ditë tjetër. Ka qenë nga të katër anët e kryeqytetit e qartë kërkesa numër 1 e komunitetit, na çlironi hapësirat publike. Ka lloj-lloj qasjesh, dhe unë duhet ta prekja në një pikë që e shoh të rishfaqet shpesh. Pse gjithmonë kështu? Nuk është gjithmonë kështu. Ka një problematikë me territorin, por është ku e ku në krahasim me çka qenë më parë. Ka ende për të bërë, por jo se gjërat janë në pikën ku ishin më parë. Patjetër që ka nevojë për organizim të mëtejshëm. Nuk është çështje inspektorësh, por është çështje e vendosjes në një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë. Jemi afër në këtë aspekt. Ndërkohë, që kemi nisur punën me monitorimin teknologjik të rrugëve, kemi prezantuar qendrën e monitorimit të trafikut. Kemi pjesë të këtij plani pune edhe monitorimin e shkollave, pro jemi në një proces për të nisur edhe monitorimin teknologjik, të strukturuar, të territorit. Do ndjekim gjithçka ndodh në territor përmes dronëve dhe informacioni të marrë nga dronët, gjë që do të bëjë që puna e inspektorëve dhe syve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë. Kjo do na çojë në nivel tjetër dhe do jemi shumë më të sigurt për mos prapakthimin e asnjë progresi në këtë drejtim”, tha Rama.
Rama: Duhet të krijojmë një ‘vijë të padukshme’, 70% e hapësirave të jenë për qytetarët! Shpresoj që të jenë marrë taksat për çdo metër katror të zaptuar
Kryeministri Edi Rama thotë duhet krijuar një vijë e padukshme që 70% e hapësirave të jenë për qytetarët dhe 30% për bizneset.
“Nuk do të shkojmë në ekstreme të kësaj natyre dhe do të arrijmë të krijojmë një vijë të padukshme por të pranuar nga të gjithë ku 70%, parimisht, se mund të jetë 65, 80%, 70% e trotuarit të jetë e lirë për njerëzit dhe 30% për karriget e shërbimin jashtë. Si të gjitha vendet mesdhetare është komplet e natyrshme që të shërbehet edhe jashtë. Por nga ana tjetër, ajo që është e shëmtuar është që këto shërbime të kthehen në zaptime, presion dhe pamundësi për komunitetin për të pasur pjesën e vet normale të jetës. Sa i përket teorisë të turistëve është teori kot, që nuk ka vlerë.
Kush ishte qeveria që e lejoi këtë zaptim? Nuk është qeveria që merret me karriget dhe tavolinat. Jemi në kushtet e një mobilizimi për t’u dhënë një përgjigje shteruese shqetësimit të qytëetarëve të panumërt në qytete të mëdha, të vënë re gjatë fushatës, për asfiksimin e hapësirave publike si pasojë e karrigeve, cadrave, barrikadave. Nga ana tjetër, u morën taksat. Shpresoj të jenë marrë taksat për çdo metër katror zaptuar. Do të ishte gjysma e së keqes, që të paktën të ketë përfituar pushteti vendor të gjitha ato tarifa që burojnë nga çdo tavolinë.”, u shpreh Rama.
Rama në ‘Sy m’sy’ shpjegon pse u rikthye me rubrikën: Shkela shumë territore të Tiranës, ndryshim i rëndësishëm, por edhe shqetësime për hapësirat
Fjala e Ramës për hapësirat dhe Tiranën:
“Po e nis aty ku kapen një pjesë e kritikëve pse tani, po e nis me Ksenofonin që thotë pse tani dhe jo atëherë, në zgedhje. Në këto zgjedhje isha pjesë e skuadrës së Tiranës në këto zgjedhje, për herë të parë, ndryshe nga zgjedhjet e tjera. Dhe kam pasur një seri të gjatëe takimesh në Tiranë, kam mundur të shoh e kaloj territore të ndryshme të Tiranës që s’i kisha parë prej kohësh.
Dhe kam vënë re dy gjëra që më kanë bërë përshtypje, e para ndryshimet e mëdha të rëndësishme që ka pësuar Tirana, që në kohët e mëparshme ishin shumë larg parametrave edhe më të thjeshtë të urbanizimit dhe negative, të një ekspasioni, të kufijve, të hapësirave publike, që e kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur edhe nga qytetartë eTiranës. Kjo ishte edhe baza e një shqetësimi.
Siç e keni vënë re, pak ditë pas atij rezultati që ishte i jashtëzakonshëm, rekord absolut, që vjen me përgjegjësi shumë të madhe, na bëri të kthehemi në territore, se çfarë shqetësime ka komuniteti, në ato që kemi dëgjuar pak. Kështu që deputetët e PS kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme në terren, në Tiranë, Vlorë, ku kam qeë edhe vetë, Durrës, për t’u ritakuar me komunitetin.
Në kushtet që kemi pasur në Tiranë një situatë jo të zakonshme praktikisht, pasi i mungon drejtimi jo për një kohë të shkurtër, për më tepër për një kryeqytet”.

