Politike
Rama shkakton të qeshura në Kuvend: Çojeni dhe Bordin e Paqes në SPAK
Kryeministri Rama iu drejtua me ironi opozitës sot në Kuvend duke prezantuar Bordin e Paqes, duke iu sugjeruar ta dërgojnë në SPAK edhe këtë nisëm.
Rama: Ju mendoni se unë tallem. Unë me ju nuk tallem. Nuk tallem kurrë me fitoret tuaja. Ju do votoni të vërtetën e madhe që unë nuk do e detyroj ushtrinë amerikane ti bashkohet protestës suaj nga tarraca e kryeministrisë, se do dorëzohem vetë në aeroportin e Uashingtoni kur të më marrë ushtria të më çojë në shtëpinë e Bardhë për të qenë në Bordin e Paqes.
Fituat dhe këtë herë, mbushët dynjanë, fillimi thatë nuk kam ftesë. Doli ftesa. Jo po këtë ftesë e ka gjithë bota. Tani thoni nuk je te bordi. U ngatërruat pak. Grupet e strukturuara botërore, nuk iu kuptoni, rëndësi ka që do ngrini kartoni për Bordin e Paqes dhe mua si përfaqësues të Bordit në Shtëpinë e Bardhë.
Do fitojmë apo jo? Po po po. Denoncuat aferën 1 mld dollarë. Detyrohet presidentin Turmp të më pranojë pa pagesë. Mos e ulni vigjilencë. Çoni në SPAK Bordin e Paqes.
Rama nga foltorja e Kuvendit i doli në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se po mbahet në burg pa prova. Mes të tjerash ai tha se SPAK është kthyer tashmë në sportel ku lihen letrat e popullit.
“Do të fitojmë apo jo, po, po, po! (Qesh) Në fillim thatë nuk ka ftesë, se unë jam mësuar me ju, ua jap pak nga pak. Doli ftesa, jo po këtë ftesën e ka gjithë bota. Tani thonë nuk je tek bordi, ok.
Por u ngatërruat se nuk e dini si strukturohen grupet ndërkombëtare, kanë një organigramë që nuk e kuptoni. Do ngrini kartonin dhe do votoni Bordin e Paqes dhe mua si përfaqësues i Bordit të Paqes në Shtëpisë së Bardhë, sot do ngrini kartonin.
Ne detyruam presidentin Trump që të më pranojnë pa pagesë. SPAK është bërë si sportele. Ka qenë një sportel pas kryeministrisë kur bënim stërvitje dhe aty liheshin; letrat nga populli.
Kështu është bërë SPAK. Dhe Tony Blair keni çuar në SPAK. S’doli gjë! Tani çoni prapë Tony Blari se kush e di del ndonjë provë si ato që mbajnë në burg pa gjyq lali Erin për të cilin janë shkruar tre volume.”, tha ai.