Aktualitet
Rama: Shpërblim për pensionistët për Vitin e Ri
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në konferencën për shtyp, se qeveria nuk do ta heqë këtë vit shpërblimin e Vitit të Ri për pensionistët.
“Kemi ndarë 34 milionë dollarë për pensionistët”, tha Rama, duke shtuar se do të jetë e njëjtë me vitin e shkuar.
Megjithatë nuk tha se sa do të ishte masa e saktë e këtij shpërblimi. Në vitet e shkuara kjo masë shpërblimi ka qenë 6 mijë lekë, apo e famshmja paketa e gjelit të detit.
gsh/

