Connect with us

Politike

‘Rama shporru’, Meta: SPAK përdoret nga qeveria

Kryetari i Partisë së Lirisë ka bërë me dije thirrjen e re për kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës së sotme për inceneratorët, Meta tha se shprehja Rama ik ka marrë fund dhe se tani duhet të themi Rama shporru. Po ashtu, Meta ka deklaruar se SPAK është institucion komplet i kapur nga Rama.

Drejtësia dhe SPAK të heqin shaminë që Rama dhe Veliaj i kanë vënë tek sytë. Të bëjnë detyrën.  Mjaft më me drejtësi me regji. Në gjashtë vite Shqipëria është përkeqësuar në gjashtë vende sa I takon luftës kundër korrupsionit. Ramaforma është kapja  e drejtësisë për fyti. Prangos fukarenjtë për një fatur energjie dhe merr urdhra për tu marrë e opozitën dhe për të mbyllur sytë nga kjo aferë kriminale. Ndaj tashmë Rama ik është e tejkaluar, Rama shporru. Ne sot vazhdojmë denoncimin e aferës më të zezë 430 mln euro të provuar që pluralizmi ka parë, kjo zhvesh lakuriq shtetit. Të babëzitur nga vjedhja bënë 17 vendime të paligjshme në një ditë. Kemi një qeveri që nuk kontrollon qëllimisht një vjedhje që shkon në xhepat e tyre për të blerë zgjidhjet. Qeveria i di mirë kompanitë me emër dhe mbiemër sepse vetë qeveria i ka ngritur dhe mbush thesin e korrupsionit. Kemi aferë të zezë që nuk ndalet të përdorë edhe të vdekurit, apo edhe ata që janë bari me dhi në Greqi,” tha Meta.

Advertisement