Connect with us

Politike

“Rama si Maduro, vodhi,..”/ Berisha: Shqiptarët janë “forcat tona delta”, priti se do të të vijnë në Surrel!

Kreu i PD, Sali Berisha, nga Foltorja para Kryeministrisë ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke e cilësuar atë më keq se Maduro dhe duke e paralajmëruar se do të ketë të njëjtin fat si ai.

Sali Berisha: Viti 2026 ngjason në histori me vitin e rrëzimit të diktaturave njëra pas tjetrës. narkodiktaturat dhe autokracitë sociale

Ky është më keq se Maduro, kontrollon me Franc Çopajn çmimin e kokainës.

Ky njëlloj si Maduro ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale, ka marrë mandatet e opozitës, është njëlloj si Maduro sepse ky është I lidhur me kartelet më të fuqishme të drogës në Evropës. Ky është më keq se Maduro, kontrollon me Franc Copajn cmimin e kokainës në Evropë, ky është sa Maduro për shqiptarët sepse nëse Maduro ka përzënë 20% të popullatës, Ramaduro ka përzënë 40% të popullatës. Ky është më keq se Maduro, sepse ky preferon verëra 33 mijë euro shishe/.

 

 

Dhe me Lindat e tij vjedh qindra mln euro nga AKSHI. Olsi i Ramaduros instalonte fabrikën e parë të drogës në Xibrakë. E kuptoni pse thonte në artikull se jam Maduro. Jo jo je Ramaduro/

Advertisement