Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë në Lezhë, ku bëri thirrje për mbështetje të gjerë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, ai e krahasoi momentin aktual me vitin 1992, kur shqiptarët votuan masivisht për Partinë Demokratike për t’u hapur ndaj botës.
“Sot, nevoja historike është që të votohet PS-ja,” tha Rama, duke theksuar se kjo është mënyra e vetme për të çuar përpara integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një moment kyç, ku BE ka vendosur një plan konkret për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027.
“Jemi në të njëjtën vijë me Malin e Zi. Kjo nuk ka ndodhur më parë, dhe është sinjal i qartë se BE kërkon të njëjtën gjë që duam edhe ne,” u shpreh Rama. Ai paralajmëroi se mungesa e mbështetjes për PS-në mund ta vonojë integrimin europian të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama takim me gratë në Lezhë: Më 1992, shqiptarët votuan masivisht për PD-në, sepse ishte koha që të hapeshim ndaj botës. Ndërsa, më 11 maj nevoja historike është që të votohet PS-ja, me qëllim që vendi të shkojë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Sot ne jemi aq përpara, sa jemi në një vijë me Malin e Zi. BE na ka sfiduar me plan, që të mbyllim negociatat deri në vitin 2027, nuk ka bërë vaki. Arsyeja është se BE do të njëjtën gjë, që duam ne. Nëse nuk votoni PS-në, integrimi mund të jetë tepër larg. Fati europian i Shqipërisë ishte dhe fati ynë në këtë moment.