Connect with us

Politike

Rama takon nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka takuar nënsekretaren e Shtetit për çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland. Kryeministri ka shpërndarë fotot nga takimi në një postim në rrjetet sociale, ndërsa thotë se në fokus të bisedës mes tyre ka qenë sulmi kibernetik i Iranit në sistemet e sigurisë së vendit, ndërtimi i Portit të Durrësit, roli i Shqipërisë në rajon dhe Open Balkan. Nuland është njohëse e politikës shqiptare dhe ndërmjetuese në disa momente kyçë në politikën shqiptare, përfshirë edhe hartimin e Reformës në Drejtësi dhe Vettingun

Kryeministri Rama ndodhet prej 3 ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Rama ka takuar më herët edhe presidentin e SHBA, Joe Biden, shefin e Politikës së Jashtme të BE, Joseph Borrell dhe disa liderë të tjerë rajonalë.

Advertisement