Connect with us

Politike

Rama ‘tallet’ me Belindin: Lali ka lindur me këmishë, i vendosin kandidat të lodhur përballë

Edi Rama: Ju lutem jo postera. Duhet të bëjmë fushatë me pak ndotje akustike. Të tjerët kanë arsyet e tyre për të vënë kujën. U hedhshin dhe mbetshin në ajër. Ne nuk kemi nevojë për të qenë në çdo cep e kthesë me fytyrat dhe sloganet tona. E as për ndotje gjuhësore. Kështu shpenzimet ne do e kthejmë në një donacion pemësh për çdo bashki të vendit duke marrë pjesë edhe vetë sidommos tani që shtë muaji i fundit për të mbjellë. Do e nisim sot me 61 pemë për bashkinë e Tiranë dhe Lali Erin që ka lindur me këmishë dhe e duan të tërë. Nuk e duam vetëm ne që i dhurojmë vetë për fushatë, por e duan edhe ata që i japin kandidatin më të lodhur përballë. Madje këtë herë i kanë zgjedhur që duket sikur ka humbur firzamonikën. Do bëjë transport falas. Duket sikur thotë po ma gjetët firzamonikën se po ma gjetët do iu bëj një xhiro pa lekë. Kështu është ndarë kjo botë, por ta marrim dhe ne të qeshurën që lali do ta mbajë për vete.

Advertisement