Politike
Rama tha se nuk ka bërë kallëzim, Bardhi zbulon përgjigjen e Dumanit
Gazment Bardhi, iu përgjigj përmes rrjeteve sociale, Kryeministrit Edi Rama, madje duke publikuar për herë të parë përgjigjen e kreut të SPAK, Altin Dumanit, që konfirmon që çështja e Xibrakës është rihapur për shkak të kallëzimit të Gazment Bardhit.
Reagimi i Bardhit
Vëllai i Olsit vazhdon me gënjeshtrat ditore, duke përhumbur në nocione juridike që as i kupton dhe as nuk mund ti kuptojë. Po morë budalla po kallëzim kam bërë! Lexo përgjigjen e drejtuesit të prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani!
Unë nuk do bëjë kallëzimin në formën që don ti dhe yt vëlla, me qëllim rivarrosjen e çështjes që ekziston nga Prokuroria e Hanoverit.
Unë kam bërë kallëzim siç e kërkon ligji në këtë fazë ku ndodhet çështja penale, dhe që ka risjell ekzaktësisht atë që unë kam kërkuar: “Rihapjen e dosjes penale 335/1-2016 që prokurori yt personal e kishte varrosur në 2018”.
Tani mban nr. 88-2024, që do të shenjojë gjatë gjithë jetës dhe duhet ta mbash mend mirë! Deri atëherë, ndrysho strategji, të fala Olsit dhe kujdes narkoautomjetit me targa AA 653 DM!