Connect with us

Aktualitet

Rama thirrje demokratëve: Të bashkohemi ta çlirojmë politikën

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen dhe ta çlirojnë politikën e këtij vendi.

Rama në një komunikim online tha se në vendin tonë nuk ka opozitë, pasi sipas tij nuk quhet opozitë ajo që të sfidon politikisht. Ai shtoi se “ne nuk jemi barbar mesjetar dhe ndaj duhet ta çlirojë politikën”.

“Duhet të bëjmë çmos të gjithë së bashku që ta çlirojmë politikën e këtij vendi, që na mban peng të gjithë, prej ndasisë thellë dhe të një urrejtje të brendshme mes të dyja kampeve. Duhet me patjetër të gjendet rruga që kacafytje të mbarojë. Mos të kemi më skena të tilla. Demokratët do ta gjejnë vet atë që duhet të udhëheq.

Ky vend nuk ka sot opozitë, jo sepse ndodhi ajo dje, por ka kohë. Nuk është opozitë ajo që është shfaqur përpara nesh gjithë këto vite. Një opozitë që të sfidon fizikisht nuk është opozitë dhe është e destinuar të humbasë në vijim. Ato që dje ishin të ndarë kanë qenë për vite të tëra bashkë.

Iu bëj thirrje demokratëve të çlirojmë politikën për të mos vazhduar t’ju marrin për budallenj, siç ju kanë bërë gjatë gjithë kësaj periudhe. Thanë hajde djegim mandatet se do të rrëzojmë Ramën. Nuk është personale, e as partiake thirrja, kjo është shoqërore, shqiptare njerëzore. Ku ka bërë kjo vaki në cilën pyll e xhungël ka bërë kjo vaki që mbështetësit e opozitës sulmojnë selinë e partisë së tyre. Më marrim miq e huaj më thonë është fake news apo e vërtetë, njerëz me shkallë si jeniçerë, me shkopinj bejszbolli, me çekik, e kaçavida, vetëm zjarri mundonte që t’i hidhnin të tjerëve. Kjo shkon përtej të gjithëve. Po të ishte ndryshe unë nuk dilja e të flisja, rrija në shtëpi e thosha të vrasin veten dhe të vazhdojnë, nuk ia vlejnë të shkatërrohen njerëz dhe imazhi i këtij vendi. Këta dy Hoçi-Doçi janë problemi”, tha Rama.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *