Connect with us

Politike

Rama thumbon ish-kreun e PD-së: O Lul omëlsina ku je, kam një nostalgji e përvëlim për ty

Kryeministri Edi Rama përmes rubrikës “Sy m’sy” i është përgjigjur pyetjes së një qytetari i cili shkruan: “Do ju bësh një tortë në Tiranë shqiptarëve si Basha?”.

“Një ëmbëlsirë kemi pasur edhe se di si t’ia bëjmë që ta kemi prapë”, tha Rama, duke theksuar se torta në Tiranë ishte e vetmja gjë që Basha realizoi nga ato që thënë.

“Nuk e di çfarë ke dashur të thuash, por me thënë të drejtën një ëmbëlsirë kemi pasur edhe se di si t’ia bëjmë që ta kemi prapë. Lulzim Bashën kemi pasur ëmbëlsira jonë, Lulzim Basha ka qenë ëmbëlsira e të gjithëve, edhe tortën jo rastësisht e bëri Lulzim Basha.

Me thënë të drejtën nga të gjitha ato që ka thënë vetëm një tortë ka bërë (Qesh). O Lul ku je, se sa herë më kujtojnë ty kam një nostalgji, një përvëlim, nuk e di”, tha Rama.

Advertisement