Aktualitet

Rama tregon historinë e mikut që solli të dashurën amerikane në Shqipëri

Marjana Koçeku, sipërmarrësja e re që drejton agroturizmin “Neomalësorja” ishte e ftuara e radhës e kryeministrit Edi Rama në episodin e shtatë të sezonit të dytë të podkastit “Flasim’’ Gjatë bashkëbisedimit tregon historinë e mikut shqiptaro- amerikan i cili solli të dashurën e vet për ta njohur me Shqipërinë. “Më kujtove historinë e një mikut tim shqiptaro-amerikan që ka qenë shumë i vogël kur prindërit e tij kanë emigruar në SHBA edhe atje flet shqip disi dhe ra në dashuri me një vajzë që nuk kishte idenë se kush ishte Shqipëria dhe i tregoi Shqipëria është këtu e Shqipëria është aty.  Dhe kur vjen për ta prezantuar me gjithë fisin, ajo kërkon të shkojë në banjë. Banjo ishte jashtë.  Ishte dhe errësirë edhe ajo u pataks dhe mendoi që ky po bënte shaka apo po bënte ndonjë lojë.  Mirëpo për fat – tha – atë natë kishte një hënë shumë të ndritshme edhe e çoj te dera dhe i thashë: Sweetheart, shikoje hënën.  Është shumë e lezetshme kur e tregon ajo sot historinë sesi u tmerrua dhe thoshte: Çfarë hëne të shikoja, unë shihja hënën dhe kisha hall se po më hante ujku dhe nga brenda i bërtisja: Are you there?

– Po, po këtu jam”, tregoi Rama.

Gjatë bashkëbisedimit kryeministri Rama dha dhe një koment për politikën dhe rëndësinë e saj në jetën e njeriut. “‘Për fat të keq politika është shpikja, sipas meje, më e bukur që ka bërë njeriu sepse pa politikën njeriu nuk do të kishte bërë asgjë në aspektin e bashkimit të forcave, të organizimit shoqërore edhe të adresimit të problemeve që shqetësojnë njeriun, por që njeriu vetëm s’i zgjidh dot kurrë. Natyrisht, politika ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. Pa politikën s’do ekzistonte Europa e sotme, s’do ekzistonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, s’do ekzistonin të drejtat e njeriut, s’do ekzistonte barazia si parim mes burrit dhe gruas, s’do ekzistonin spitalet, s’do ekzistonin shkollat, asgjë, por ka bërë edhe dëme shumë të mëdha sepse politika e ka krijuar dhe “shtratin” e diktaturave, të genocidit, etj.  Politika kur është ajo për të cilën është krijuar, i kthen ujqërit në njerëz, kur përdoret për t’i bërë njerëzit ujq, bën katastrofa” tha Rama.

TRENDING

Exit mobile version