Politike
Rama u tall me të për videon nga fusha e golfit në pronësi të Trump, Agron Shehaj: Më ftoi një senator

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj i ka është përgjigjur deklaratës së Edi Ramës se vizita e tij në Mar-a-Lago, hotelin dhe fushën e golfit të Donald Trump, ishte një xhiro e thjeshtë.
Sipas Ramës, vizita e Shehajt në vilën e Trump në Miami ishte njësoj sikur kryeministri të shkonte përpara kullës Trump në Nju Jork dhe të shkrepte foto aty.
“Ej po ky, e patë atë që thoshte “po ju flas nga Mar-a-lago”. Si me shku unë në Trump Tower në Nju Jork dhe të them “po ju flas nga Trump Tower, mbështetje e plotë e reformës” – tha Rama.
Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj e mori momentin kur Rama hedh akuzën për të dhe i bashkangjit një përgjigje.
Shehaj thotë se ka qenë në Mar-a-Lago me ftesë të një senatori amerikan, dhe ka marrë pjesë në një tryezë me senatorë, kongresmenë dhe biznesmenë të fuqishëm pranë administratës “Trump”.

