Aktualitet
Rama u tërhoq nga fasha e re, Hoxha i nxjerr sekretin
Gazetari Artan Hoxha pretendon se kryeministri Edi Rama është tërhequr nga vendosja e fashë kufizuese prej 800 KWH pas bërjes së një sondazhi. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se përmes këtij sondazhi, Rama ka parë se reagimi i qytetarëve nuk ka qenë i mirë e ndaj është tërhequr.
Postimi i Artan Hoxhës:
Te rroç sa malet komandant!!! Na dhe dy mesime te vyera.
1)-Na bere te kursejme dhe pasi u binde qe ta degjuam fjalen, u tregove “zemermadh”, duke na e falur dhe kete radhe…
2)-Na tregove se “zoti” vazhdon te kete me sy te mire, sepse sa bere duva per te mbushur liqenet e hidrocentraleve, rreshjet e shiut nuk kane te pushuar. Madje po bie shi pikerisht aty ku duhet, ku jane basenet ujembledhese te hidrocentraleve. U permbyt nga rreshjet e medha, Tropoja dhe Puka… Vetem nuk na tregove, si te doli sondazhi per reagimin popullor, nese pas 1 tetorit fillonte faturimi i energjise, me tarifat e reja???!!! Gjithsesi mos na e trego, rendesi ka, qe e lexove drejt dhe reagove ne kohen e duhur…. Dhe mos harroni te fikni kondicioneret kur dilni nga zyrat….
Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga rritja e çmimit të energjisë. Kreu i qeverisë ka vendosur të anulojë fashën prej 800 KëH, e cila nuk hyri kurrë në fuqi, por ishte paralajmëruar se do të kufizonte të gjithë konsumatorët familjarë që nga data 1 tetor. Më pas, përmes një video-mesazhi, kreu i qeverisë e arsyetoi këtë vendim. Ai tha se kanqë qenë vetë konsumatorët familjarë që e kanë bërë të tërhiqej, pasi ka vënë re se kanë nisur të kursejnë energji këtë muaj, ende oa qenë aktive fasha kufizuese. Sipas kryeministrit Rama, situata energjitike është përmirësuar gjithashtu me shtimin e reshjeve e ndaj, nuk e kanë parë të arsyeshme aktivizimin e kësaj fashe nga 1 tetori. Gjithsesi, Rama tha se vëzhgimi për situatën energjitike do të vijojë.