Politike
Rama ‘ultimatum’ shqiptarëve të Greqisë: Kthejini zarfet vetë, mos prisni postën

Pas takimi përmbyllës në Kavajë, kryeministri Edi Rama ka falënderuar qytetarët për atmosferën.
Në një videomesazh të postuar në Facebook, Rama u bëri sërish thirrje shqiptarëve të Greqisë që të kthejnë zarfet me votën, ndërsa theksoi se ka pasur një rritje të zarfeve të kthyera.
“Mos prisni të vijë DHL për të marrë zarfet, por kthejini vetë në pikën përkatëse”, ishte ky mesazhi i kryetarit të PS për shqiptarët e diasporës.
“Super Kavaja! Faleminderit atyre që ishin të pranishëm. Shumë bukur! Edhe një dritë e bukur, atmosferë e ngrohtë në atë bulevardin mesdhetar të Kavajës që është gjurma, një nga gjurmët që ne bëmë kur Kavaja na dha besimin dhe e nxorëm nga llumi i kënetës shumëvjeçare. Është shumë interesante, dy janë pikat të pa investuara, ose totalisht të lëna pas dore nga qeverisja e bufit, Tropoja dhe Kavaja. Kjo ka një shpjegim, të thjeshtë dhe të hidhur.
Ajo që dua të shtoj është se kemi progres shumë të mirë në Greqi. Po shkojmë drejt të rritjeje të zarfeve të kthyer. Bëj dhe njëherë thirrje që ‘mos prisni që të vijë DHL të marrë zarfet, por kthejini në pikën përkatës’e. Është pak mundim, por s’kemi çfarë bëjmë tani. Është një mundim shumë pa krahasimisht i vogël se gjithë mundimet që keni bërë në atë vend për të qenë këta që jeni sot. Ia vlen mundi i zarfit që ju të jeni zot në vendin tuaj, që nëse doni të jetë BE, vendi ynë i përbashkët. Shqipëria është atdheu ynë, por vendi ynë do jetë Shqipëria në BE.”, u shpreh ai.

