Connect with us

Politike

“Rama-Veliaj vodhën 130 mln nga…”/ Berisha: Lubi Balluku e dinte që dardhat i hante Rama

Nga Saranda, kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, kanë vjedhur 130 mln euro nga projekti për inceneratorin e Tiranës. Berisha tha se Rama përpiqet me batuta të justifikojë këtë vjedhje, ndërsa ministrja e Energjisë Belinda Balluku justifikon këtë vjedhje.

“Ai përpiqet me batuta të justifikojë vjedhjen 130 mln euro të djegësit bashkë me Erion Velinë dhe kanë burgosur disa drejtorë.

Kurse ministria e ekonomisë ka patur drejtorinë e mbikëqyrjes së projektit, ka patur detyrimin që cdo muaj të raportojë cdo situacion. Lubi Balluku e dinte po nuk bzante se edinte që dardhat po i hante Edi Rama”, tha Berisha.

Sali Berisha: Përpiqet me batuta të justifikojë vjedhjen 130 mln euro të djegësit bashkë me Erion Velinë dhe kanë burgosur disa drejtorë. Ministria e ekonomisë ka patur drejtorinë e mbikëqyrjes së projektit, ka patur detyrimin që cdo muaj të raportojë cdo situacion. Lubi balluku e dinte po nuk bzante se edinte që dardhat po i hante Edi Rama.

Advertisement