Connect with us

Sport

Ramos habit tifozët me klubin e ri

Sergio Ramos, i cili u largua nga PSG si lojtar i lirë, ka opsionin për të vazhduar karrierën në kampionatin brazilian.Sipas Fernando Cruz, Flamengo po llogarisin në nënshkrimin e futbollistit 37-vjeçar. Pala braziliane ka zhvilluar tashmë bisedime paraprake me Sergio dhe po përgatitet t’i bëjë atij një ofertë zyrtare.

Ramos i kaloi dy sezonet e fundit me PSG. Si pjesë e ekipit francez, mbrojtësi luajti 58 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe një asistim. Para kësaj, spanjolli mbrojti ngjyrat e Real Madridit nga viti 2005 deri në vitin 2021.

Advertisement