Connect with us

Kronike

‘Range Rovera’, vila e kompani/ sekuestrohen 26 mln euro pasuri të Olsi Metës, i akuzuar për vrasje dhe drogë

Policia e Tiranës njoftoi sot se Kristian Konit, i njohur edhe si Olsi Meta, 45-vjeça i arrestuar për trafik droge në Itali dhe i dënuar më herët për vrasje, i janë sekuestruar 26 milionë e 500 mijë euro pasuri, përfshirë:19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare të regjistruara në emër të tij.

Hetimet kanë zbuluar se Koni dhe nëna e tij, e cila është në pension, kanë kryer veprimtari të lidhura me rrjetin e strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. Ai ka përdorur identitete të ndryshme dhe ka kryer transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara.

Prokuroria e Tiranës njoftoi më herët se pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës dhe Marikajt. Në sekuestro janë vendosur dhe dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, të regjistruara me targa karakteristike, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në këtë hetim.

'Range Rovera', vila e kompani, sekuestrohen 26 mln euro pasuri

Vila e sekuestruar
'Range Rovera', vila e kompani, sekuestrohen 26 mln euro pasuri

Vila e sekuestruar

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen pasuri me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, në pronësi të një 45-vjeçari, i dënuar për vrasje dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, nga autoritetet italiane.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit K. K., alias O. M., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro.

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement