Kosova
Raporti i fundit/ Nëntë të vdekur me koronavirus brenda ditës në Kosovë, ja sa ka shkuar shifra e të infektuarve
Në Kosovë situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të hënen (dy nëntor) janë konfirmuar 486 të infektuar me koronavirusin e ri. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike rezultatet janë në bazë 1.374 mostrave të testuara. Nga COVID-19, brenda 24 orëve kanë vdekur edhe nëntë persona nga koronavirusi.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.374 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 486 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.
Numri total i rasteve pozitive është 20.655 raste nga 97.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 697 raste të vdekjes.
SOT.COM.AL