Connect with us

Bota

Raporti i “Mjekëve pa kufij”, 400 gra dhe fëmijë u përdhunuan në kampin e emigrantëve

Të paktën 400 gra dhe fëmijë janë trajtuar këtë vit nga “Mjekët pa Kufij” pasi u përdhunuan në tendat e ngritura posaçërisht për të abuzuar me emigrantët në Darien Gap kampin famëkeq në Panama, sipas një raporti “bombë” të zbardhur.

Vetëm në tetor 107 persona të mbijetuar të përdhunimit dhe përfshirë 59 persona në një javë të vetme u trajtuan nga organizata. Viktimat me moshën më të vogël ishin 11, 12 dhe 16 vjeç.

“Njerëzit raportojnë se u janë nënshtruar rrëmbimeve dhe përdhunimeve në tendat e ngritura në kamp, ku sipas tyre janë hapur për këtë qëllim.” thanë “Mjekët pa Kufi” javën e kaluar.

Rreth 460 mijë emigrantë kanë kaluar Darien Gap deri më tani këtë vit me shpresën për të arritur në SHBA. Në fillim të këtij muaji, një karvan i përbërë nga 7 mijë emigrantë kaloi nëpër rrugën e “pabesë”.

Ata që nuk mund të paguajnë i nënshtrohen abuzimeve duke filluar nga prekjet e padëshiruara deri te përdhunimet para emigrantëve të tjerë ose në tendat e ngritura për të sulmuar viktimat.

Një përdhunim ndodh çdo tre orë dhe mjekët besojnë se nuk e dinë shtrirjen e plotë të problemit, pasi shumë viktima nuk paraqiten. Organizata po numëron vetëm viktimat që kërkojnë kujdes mjekësor pasi dalin nga Darien Gap në Panama.

Si mund t’i mbijetosh pesë përdhunimeve,” i tha organizatës një grua venezueliane e përlotur, emri i së cilës u fsheh.

Kemi kaluar xhunglën duke kërkuar një të ardhme më të mirë jo që jeta jonë të përfundojë” tha ajo.

Emigrantët që mund ta përballojnë paguajnë, por ata që nuk e bëjnë këtë përdhunohen ose vriten, thuhet në dëshmitë e tyre.

“Më rrahën në këmbë me shkop sepse ne që nuk kishim para u rrahëm”, shtoi ajo.

“Kam parë shumë njerëz të përdhunuar. I pashë të lënë lakuriq dhe të rrahur. Një, dy, tre prej tyre të kapin dhe të përdhunojnë dhe pastaj vinë të tjerë dhe të përdhunojnë sërish. Nëse bërtas, të rrahin.”-vijon ajo.

Costa Rica shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi më shumë se një çerek milion emigrantë kaluan përmes Amerikës Qendrore drejt kufirit SHBA-Meksikë.

“Mjekët pa Kufij” thonë se 95% e viktimave të përdhunimit janë gra dhe vajza, por ndonjëherë edhe meshkujt përdhunohen. Meshkujt që përpiqen të ndalojnë një përdhunim mund të përballen gjithashtu me dhunë ose vdekje.

“Disa të rinj u rrahën  në përpjekje për të mbrojtur gratë,” tha gruaja venezueliane.

“Mjekët pa Kufij” kërkuan që qeveritë globale të sigurojnë kalimin e sigurt të migrantëve dhe aksesin në kujdesin mjekësor pas asaj që ata kanë parë në terren.

Askush nuk duhet të vuajë këtë lloj dhune,” tha koordinatorja mjekësore e organizatës Carmenza Gálvez.

Migrimi nuk është krim. Lëvizshmëria njerëzore është një e drejtë universale‘-përfundoi ajo.

Advertisement