Connect with us

Politike

Raporti i OSBE/ Berisha: 14 maji farsë elektorale, ta largojmë Ramën me protesta

Sali Berisha ka komentuar raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 maijt, duke thënë se vihej në pah se vota e lirë u manipulua. Duke folur për gazetarët jashtë Kuvendit, Berisha bëri thirrje për protesta, për të larguar qeverinë e Edi Ramës.

“Vota e kontrolluar është vota e regjimeve totalitarëve, defacko është në vdekje klinike. Raporti i OSBE      konstaton se për kontrollin e votës u përdorën mjete antikushtetuese dhe antiligjore, të cilat dhunuan Kodin Zgjedhore, standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira. Zgjedhjet u kontrolluan nga administrata, Patronazhisti dhe Aktivisti bënë gjithçka për të diktuar vullnetin e shqiptarëve. Në raport gjen përqindje që përmbysin zgjedhjet. Gjen se 14 maji ishte një farsë elektorale”, tha Berisha.

Advertisement