Connect with us

Rajon

Raporti i Parlamentit Evropian: Ndikim destabilizues serb në Maqedoninë e Veriut! Reagon opozita: Shteti është kthyer në vartës të ‘Botës Serbe’

Draft-rezoluta e Parlamentit Evropian, e cila do të diskutohet më 8 korrik në Strasburg, flet për “ndikim destabilizues të ‘Botës Serbe’ në Maqedoninë e Veriut”.

Raporti i eurodeputetit austriak Tomas Waitz përmend problematikat e zhvatjes së sovranitetit, operacionet armiqësore apo përfshirjen e tabloidëve serbë si zëdhënës të Kremlinit.

Po ashtu, raporti thekson domosdoshmërinë për hapjen e arkivave të UDBA-s dhe KOS-it, një kërkesë e përsëritur nga shoqëria civile dhe subjektet politike shqiptare.

Në një reagim, ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, u shpreh se “shteti është kthyer në një vartës të Botës Serbe”.

Ai paralajmëron për “kthimin e një modeli i-liberal të qeverisjes, që jo vetëm rrezikon rrugën drejt BE-së, por edhe rrënon parimet e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është themeli i bashkëjetesës ndëretnike dhe i barazisë institucionale në vend”.

Ndërkohë, Aleanca për Shqiptarët e cilëson emërimin e Ivan Stoilkoviçit, një figurë e afërt me Aleksandar Vulin dhe me qarqet pro-Kremlinit në Beograd, në krye të Ministrisë për Sistem Politik, është më shumë se një provokim – është një deklaratë politike që synon të minojë çdo progres multietnik të arritur pas vitit 2001.

Advertisement