Connect with us

Rajon

Rast tronditës/ Gjyshi përdhunon mbesën prej moshës 9 vjeçare

Shok dhe neveri shkaktojnë detajet e veprimeve të 78-vjeçarit të arrestuar në Keratsini të Greqisë për përdhunimin e të miturës.

Siç raporton Protothema, e mitura ishte mbesa e 78-vjeçarit dhe që prej vitit 2017, pra që në moshën 9-vjeçare, po përjetonte ferrin në duart e tij.

Më konkretisht, 78-vjeçari, të paktën nga fillimi i vitit 2017 deri në fund të vitit 2019, duke ushtruar dhunë fizike dhe duke kapërcyer rezistencën e fëmijës, ka detyruar mbesën e tij atëherë 9-vjeçare të tolerojë aktet seksuale.

Aktet e turpshme kanë ndodhur në shtëpinë e 78-vjeçarit teksa nëna e fëmijës ndodhej në një pjesë tjetër të shtëpisë me gjyshen e vogëlushes. I akuzuari dyshohet se e ka imobilizuar fëmijën me gjithë rezistencën që ai ka bërë dhe ka kryer përdhunim dhe akte seksuale

 

 

Në fakt, siç rezultoi nga hetimi i policisë, herën e parë që 78-vjeçari ngacmoi mbesën e tij, ai filloi t’i prekte organet gjenitale, duke e pyetur vazhdimisht nëse i pëlqente. Burri u arrestua mëngjesin e së premtes dhe u akuzua për përdhunim të përsëritur të një të mituri, akte seksuale të përsëritura dhe abuzim me një të mitur nën moshën 14 vjeç.

 

Advertisement