Connect with us

Bota

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidencialei, Erdogan njofton se nuk do të mbajë…

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është shprehur se nuk do të mbajë mitingje në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, që do të mbahen më datë 28 maj.

“Unë do të vizitoj disa pjesë të zonave të goditura nga tërmeti gjatë fundjavës. Nuk kam në plan të mbaj mitingje, por mund të mbajmë mitingje të ngjashme në zonën ku ndodhi tërmeti. Për fat të keq, ka një rënie në partinë time, dhe ka një mangësi të lehtë te deputetët tanë. Për këtë, kryetari i organizatës sonë u mblodh pas mbledhjes që mbajtëm dje, po punojnë”, tha lideri turk.

Teksa ka falënderuar të gjithë qytetarët për votën, pavarësisht se për kë kanë votuar, ai pranoi se ka një rënie në partinë e tij dhe po punon për këtë.

Në zgjedhjet presidenciale, Erdogan mori 49,50 për qind të votave, ndërsa Kemal Kiliçdaroglu, kandidati i aleancës kombëtare, 44,89 për qind të votave. Zgjedhjet kaluan në një raund të dytë, pasi anjë prej kandidatëve nuk arriti të merrte 50% të votave. Raundi i dytë do të zhvillohet në 28 maj, në një përballje mes Erdogan dhe rivalit të tij  Kiliçdaroglu.

Advertisement