Kosova
Reagimi i Kforit rreth urës së Ibrit zemëroi Kurtin, disfatën e kompenson me lëvizje të reja agresive
Politologu serb nga veriu I Kosoves, Ognjen Gogiq ka thënë se kriza në veri po vazhdon prej tre vitesh, ku institucionet e Prishtinës me në krye Albin Kurtin po përpiqen t’ua vështirësojnë jetën serbëve atje me një sërë masash të njëanshme. Sipas tij, me deshiren deklaratat per te hapur per qarkullimin e automjeteve uren mbi lumen Iber, pra me levizje te reja agresive, Kurti dëshiron të kompensojë humbjet.
“Kështu siç janë gjërat, hapja e urës nuk do të ndodhë, jo sepse serbët e kanë kundërshtuar, por sepse ajo urë mbahet e mbyllur nga KFOR-i. Pra, nuk janë serbët që e mbajnë të mbyllur me barrikada, por KFOR-I I cili vazhdon prezencën e tij dhe nëse është e nevojshme do ta shtojnë praninë e tyre nëse vlerësojnë se ka kërcënime. Kjo ka çuar më pas në lëvizje të reja agresive, sepse në njëfarë mënyre Kurti do qe te kompensojë disfatën…” – ka deklaruar Gogiç
Ai beson se lëvizja me hapjen e urës është më shumë simbolike sesa praktike, ku serbët duan të tregojnë se hapja e urës është vijë e kuqe për ta dhe Kurti po mundohet ta kalojë.
Politologu serb beson se komuniteti serb në Kosovë ka bërë mirë kur i ka bërë thirrje KFOR-it që të vendosë forcat e tij pranë institucioneve ne veri.
Ai shton se i takon Beogradit të merret me ndërkombëtarizimin e kësaj çështjeje, por theksoi edhe se kjo nuk mund të sjellë rezultate brenda natës.