Shkrime
Reagimi i Palokës: Shoku Edvin si dikur shoku Enver, po përpiqet të gjejë shpëtim në Lindjen e Largët
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me ironi në një postim të faqen tij në facebook për festën e fundvitit me diplomatë që organizoi Edi Rama.
Duke venë në kujtese mungesën e diplomatëve të SHBA dhe BE, Paloka shkruan se, ”sigurisht që kjo nuk është rastësi dhe lidhet qartazi me gjithë zhvillimet e fundit!”
“Shoku Edvin si dikur shoku Enver , po përpiqet të gjejë shpëtim në Lindjen e Largët…”, shkruan deputeti demokrat.
Mesazhi:
Rama ka dhënë dy ditë më parë pritjen e përvitshme për diplomatët. Ai vetë shpërndau disa pamje nga eventi, po pa përfshirë pamje nga darka dhe tryezat…
Kjo është tryeza kryesore ku bie në sy menjëherë mungesa për herë të parë e përfaqësueses së SHBA.
Në tryezën e Ramës këtë vit është gjetur vend për ambasadoren kineze dhe ambasadorin e Arabisë Saudite, po jo për përfaqësuesit e SHBA dhe BE!!!
Sigurisht qe kjo nuk është rastësi dhe lidhet qartazi me gjithë zhvillimet e fundit!
Shoku Edvin si dikur shoku Enver , po përpiqet të gjejë shpëtim në Lindjen e Largët…