Connect with us

Pinknews

Reagon Jurgena e Luizit: Kiara donte t’i merrte llogarinë me 600 mijë ndjekës

Shoqja e Luizit, Jurgena Tusha ka sqaruar se ka pasur një debat me Kiarën për shkak të llogarisë me mbi 600 mijë ndjekës që menaxhonte më parë, por tani e ka produksioni i Big Brother. Në një postim në Instagram, Jurgena tregon se donte ta merrte Kiara, e cila i kishte thënë se do i hapin një tjetër llogari. Ndër të tjera i kishte përmendur edhe faktin që e kishte kaluar numrin e ndjekësve të Luizit.

“Jemi takuar me Kiarën dhe kemi pasur një debat! Atë Instagram të madhin të Luizit e ka dashur Kiara ta përdorte për interest e veta. Donte të fliste me produksionin për t’ia dhënë Kiarës dhe ta mbyllte përfundimisht.

Arsyeja ishte ‘po hë se do i hapim një tjetër dhe do të shkojë prap 600 mijë ndjekës, ja unë e kalova Luizin me follow. Kjo s’më pëlqeu fare. Ndërkohë unë dhe familjarët e Luizit po bëjmë cmos ta marrim sërish se është merita e Luizit”, shkroi Tusha.

Tusha shtoi se zgjedh që të jetë realiste e transparente në cdo gjë që thotë, jo të fshihet e të mashtrojë.

Advertisement