Connect with us

Sport

Real Madrid bën gati 180 mln euro/ Përgatiten të “rrëmbejnë” Mbappe-n nga PSG

Real Madrid thuhet se po përgatitet të marrë shërbimet e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Gjigandët e La Liga kanë qenë admirues të pëhershëm të sulmuesit francez, por deri më tani kanë pritur, pasi 21-vjeçari vazhdon të shohë opsionet e tij rreth një rinovimi të kontratës me PSG.

Kampionët e Ligue 1 do të hedhin të gjitha burimet e tyre në një marrëveshje të re në mënyrë që të bindin hajmalinë e tyre për të qëndruar në Paris.

Por Real Madrid ka besim se ata mund ta “rrëmbejnë” atë verën e ardhshme, sipas spanjollëve AS.

Verën e ardhshme, Mbappe do të ketë vetëm një vit kontratë me PSG, kështu transferimi i tij do të realizohet për një shifër prej 180 milionë eurosh.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *