Sport
Real Madridi ‘ngec’ në shtëpi dhe i fal kreun e La Ligas Gironas
La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 12-të. Në mesditën e së dielës, Alaves fitoi 1-0 kundër Almerias, teksa Valencia mundi 1-0 Granadën me një penallti të diskutuar. Në mbrëmje Real Madridi barazoi 0-0 me Rayo Vallecano, duke i lënë vendin e parë Gironas.
Real Madrid dhe Rayo Vallecano barazuan 0-0 për javën e 12-të në La Ligan spanjolle të futbollit. Në “Bernabeu” derbi i vogël i kryeqytetit spanjoll nuk prodhoi gola, me “Galaktikët” që bëjnë një hap fals dhe i japin kreun e renditjes Gironas. Edhe pse me “artilerinë e rëndë” në fushë, të besuarit e Ancelottit nuk dolën te goli i shumëdëshiruar. Te Rayo mungonte Ivan Balliu, me miqtë që ndalën një nga skuadrat më të forta në botë në barazimin 0-0. Pas javës së 12-të, Real Madrid me 29 pikë është në vendin e dytë të renditjes, dy më pak se Girona që po tregon se është “Hirushja” e këtij sezoni duke kryesuar kampionatin. Rayo Vallecano me 18 pikë mban pozitën e nëntë.
La Liga – java 12-të:
Alaves 1-0 Almeria (Sedlar 79′)
Valencia 1-0 Granada (Pepelu 45+7′)
18:30 Villarreal 2-3 Athl. Bilbao
21:00 Real Madrid 0-0 Rayo Vallecano
Renditja:
Real Madrid hap fals në derbi, barazimi ‘shterpë’ i jep Gironës kreun e La Ligas
Real Madrid dhe Rayo Vallecano barazuan 0-0 për javën e 12-të në La Ligan spanjolle të futbollit. Në “Bernabeu” derbi i vogël i kryeqytetit spanjoll nuk prodhoi gola, me “Galaktikët” që bëjnë një hap fals dhe i japin kreun e renditjes Gironas. Edhe pse me “artilerinë e rëndë” në fushë, të besuarit e Ancelottit nuk dolën te goli i shumëdëshiruar. Te Rayo mungonte Ivan Balliu, me miqtë që ndalën një nga skuadrat më të forta në botë në barazimin 0-0. Pas javës së 12-të, Real Madrid me 29 pikë është në vendin e dytë të renditjes, dy më pak se Girona që po tregon se është “Hirushja” e këtij sezoni duke kryesuar kampionatin. Rayo Vallecano me 18 pikë mban pozitën e nëntë.Myrto Uzuni në fushë, Valencia mund Granadën me penallti të diskutuar (VIDEO)
Në “Mestalla”, Valencia mori tri pikë me vlerë duke mundur 1-0 Granadën për raundin e 12-të në La Liga. Ndeshja u vendos nga një episod në fundin e pjesës së parë, me arbitrin Garcia që edhe pas konsultës me VAR akordoi një penallti të kontenstuar. Nga pika e bardhë nuk gaboi Pepelu, që me golin e minutës së 45+7 vendosi ndeshjen. Në fushë për Granadën luajti 82 minuta edhe Myrto Uzuni, që u zëvendësua nga Callejon. Me këtë sukses “Lakuriqët” shkojnë në kuotën e 18 pikëve për vendin e tetë, ndërsa Granada me vetëm gjashtë pikë mban vendin e parafundit.