Bota
Rebelimi i Wagner/ Sunak: Jemi të përgatitur për të gjitha skenarët
Britania është e përgatitur për një sërë skenarësh në Rusi, tha të hënën kryeministri Rishi Sunak, duke vënë në dukje ndikimin potencialisht destabilizues të tensioneve midis Grupit Wagner dhe Presidentit Vladimir Putin, raportojnë mediat e huaja.
Ndër të tjera kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se Britania po monitoronte me kujdes ngjarjet.
“Është shumë herët për të parashikuar me siguri se cilat mund të jenë pasojat e kësaj, por sigurisht, ne jemi të përgatitur, siç do të ishim gjithmonë, për një sërë skenarësh,” -u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në Nottingham.
Siç është raportuar, më 23 qershor, Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i Grupit Wagner, njoftoi një demarsh kundër udhëheqjes ushtarake ruse, veçanërisht kundër ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ai pretendoi se ushtria e tij mori kontrollin e Rostov-on-Don dhe një pjesë të rajonit të Voronezh, pas së cilës mercenarët e Wagner filluan të niseshin drejt Moskës.