Bota
Receta e NATO-s për luftën në Ukrainë
Lufta në Ukrainë dhe furnizimi me armatim për qeverinë e Kievit, ishin në qendër të takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Bruksel.
Pas sulmeve të fundit raketore ruse, sistemet e mbrojtjes ajrore të afta për të mbrojtur qytetet dhe infrastrukturat thelbësore të Ukrainës duken gjithnjë e më të nevojshme. Gjermania ishte vendi i parë që i ka nisur ato në Kiev
Ministrat e Mbrojtjes diskutuan gjithashtu se si të plotësojnë arsenalet e tyre, të zbrazura nga mbështetja për ushtrinë ukrainase.
Në lidhje me kërcënimin rus për përdorimin e armëve bërthamore, kreu I NATO-, Stoltenberg ka moderuar shqetësimet për momentin: deri më tani, nuk është regjistruar asnjë lëvizje e rrezikshme.
Megjithatë, Aleanca mbetet në gatishmëri për çdo lëvizje që mund të ndryshojnë rrënjësisht skenarin e luftës dhe të prodhojnë një përshkallëzim që është do të jetë i vështirë për t’u kontrolluar.