Kosova
REFERENDUM PER VUÇIÇIN-Grepi i shpëtimit/ Bie nga froni ‘Putini i vogël serb’
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ftoi përfaqësuesit e opozitës që të kërkojnë mbajtjen e një referendumi këshillues për qëndrimin e tij në këtë post, me qëllim që të përcaktohet mbështetja që ka aid he opozita në mesin e qytetarëve.
Vuçiç tha se kohët e fundit jane publikuar rezultatet e një sondazhi, sipas të cilit, në një referendum të tillë, 52 për qind e qytetarëve do të votonin kundër qëndrimit të tij në këtë funksion.
“Nëse këto pohime janë të sakta, për mua është e pamundur të qëndroj në postin e presidentit të Serbisë. Prandaj, është e nevojshme që partitë opozitare të dorezojne 67 nënshkrime të deputetëve, për të kërkuar mbajtjen e një referendumi këshillues për presidentin e Serbisë” – theksoi jo pa nota ironie Vuçiç.
Partia opozitare për Liri dhe Drejtësi reagoi duke thene se ky “grep i regjimit është përpjekje për të organizuar referendum pa përmbushur kushtet zgjedhore, për të sjellë përsëri votues të rremë dhe për të bërë fushatë të papenguar në të gjitha televizionet që janë nën kontrollin e regjimit”.
Njëkohësisht, sondazhi ne fjale tregoi se shumica e qytetarëve në Serbi nuk mendojnë se një referendum këshillues, pra jodetyrues, për besimin ndaj presidentit të Serbisë do të ishte zgjidhja për daljen nga kriza politike.
Vuçiç gjithashtu vlerësoi se Serbia është nën “presion të përbashkët dhe të koordinuar në nivel politik, nga jashtë dhe brenda vendit”.
“Unë do respektoj çdo vendim që do të merret në referendumin këshillues dhe nëse vendimi është më shumë se 50 për qind, qoftë edhe për një votë, unë do të jap dorëheqje menjëherë”, deklaroi Vuçiç.
“Kjo është një mënyrë për ta zgjidhur në mënyrë paqësore krizën e shkaktuar nga abuzimet e pamoralshme të tragjedisë qe ndodhi ne Novi Sad, ne menyre qe Serbia hyn në ujëra të qeta”-deklaroi presidenti Vucic
Kujtojme se prej më shumë se dy muajsh, në Serbi po zhvillohen bllokime dhe protesta, ku qytetarët, studentët dhe opozita kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për rrëzimin e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona.
Sondazhi I siperpermendur ndër të tjera, tregoi se 61 për qind e qytetarëve të Serbisë mbështesin bllokimet dhe protestat, ndërsa pjesa më e madhe e tyre (48 për qind) besojnë se përgjegjësi politike.