Connect with us

Kosova

Refuzimi i Albin Kurtit/ Serwer nuk përjashton shpalljen Non Grata

Pas bisedimeve të vështira për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, mes emisarit europian dhe atij amerikan me kryeministrin Albin Kurti, Miroslav Lajcak ka udhëtuar drejt Washingtonit ku edhe ka zhvilluar takime me nënsekretaren amerikane te Shtetit Viktoria Nuland.

Lidhur me këtë udhëtim, i pyetur nëse kjo ftesë e amerikanëve për Emisarin e BE’së mund të ketë qenë një thirrje për të diskutuar ndonjë ndryshim eventual që emisari sllovak duhet të bëjë në mënyrën se si ndërmjetëson dialogun, apo thjeshtë ftesë për koordinim të mëtejshëm lidhur me masat që mund t’i marrin për Kosovën dhe Serbinë, profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se SHBA dhe BE kanë pajtueshmëri të plotë për gjithçka në proces, përveç nismës “Open Balkan”.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe disa raportime në media, që s’kanë përjashtuar mundësinë që Kurti të shpallet non-grata nga SHBA-ja në rast se refuzimi për de-eskalim do të jetë i skajshëm.

Server tha u se kjo është një ide e tmerrshme që do ta bëjë kryeministrin e kosovës edhe më të pabindur, por potencoi se nuk e përjashton, teksa dhe kujtoi se Kurti ka pasur probleme që të pajiset me vizë amerikane si opozitar.

Advertisement