Aktualitet
Refuzon ADN-në/ Safet Bajri dhe Astmer Bilali kundër masës arrest me burg, ja lëvizja e papritur

Safet Bajri dhe Astmer Bilali i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për masën e sigurisë “arrest në burg” që u caktua ndaj tyre në muajin shkurt nga Gjykata e Posaçme. Kjo masë e sugyrisë u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm Antikorrupsion.
Gjykata e Posaçme miratoi masën “arrest në burg” ndaj Bajrit dhe Bilalit si dhe ndaj Behar Bajrit. Ata dyshohen se morën pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. SPAK ka ngritur ndaj tyre akuzën “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës Fatbardh Lici, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.
Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se ndaj Bajrave dhe Bilalit rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Dyshohet se të tre personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit.

