Pinknews
‘Regjisorët nuk më merrnin në role’/ Ermal Mamaqi flet për shkëputjen nga televizioni: Bëra filmat e mi…

I ftuar në episodin e katërt të “Flet” me Ilnisa Agolli, aktori Ermal Mamaqi tregoi rreth shkëputjes së tij nga televizioni dhe futjes në industri të tjera.
Aktori tha se mendon se është shumë elastik në transformimin e personazhit të tij, ndaj e vendosi veten në industri të ndryshme. Ai gjithashtu tregoi se asryeja pse ai filloi të bënte filmat e tij ishte se regjisorët e tjerë nuk e merrinin në filmat e tyre.
Pjesë nga intervista:
Ilnisa Agolli: Pse je shkëputur nga bota e televizionit?
Ermal Mamaqi: Mendoj se unë jam shumë elastik në transformimin e këtij personazhit tim, ta vendos në industri të ndryshme. Dhe mendoj që koha ime për atë show që unë bëja, nga “6 ditë pa Ermalin”, “Xing me Ermalin”, pra ‘late night show’, e pashë që isha në rënie. E di kur është momenti më i mirë për ta mbyllur një bisedë me dikë? Kur gjithçka po funksionon, në ‘peek state’, kur jemi të gjithë duke qeshur, ti thua ‘natën, ika unë’. Dhe ngelet një shenjë, ngelet një ndjenjë, sa bukur ia kalova…
Ilnisa Agolli: Do ta bëje ndonjëherë një film autor pa vrarë mendjen se çfarë thonë panelistët?
Ermal Mamaqi: Nëse do më ofrohej një projekt i tillë patjetër që do e bëja. Faktikisht, arsyeja se pse unë kam bërë filmat e mi, është se i kërkoja regjisorëve të ndryshëm të filmave që bëheshin në atë kohë, të më merrnin në filmat e tyre dhe asnjëri nuk më merrte. Dhe u futa, mësova, kam bërë regji filmi online dhe production managment të filmit përsëri online dhe mësova se si bëhet filmi. Ngrita grupin tim dhe krijova filmin “2 Gisht Mjaltë” që është filmi më i shitur ndonjëherë në historinë e kinematografisë shqiptare. Dhe këtë e thonë faktet, nuk e them unë, e thonë numrat në kinema.

