Politike
Reklamat politike gjatë fushatës, KQZ cakton kohën e përgjithshme të transmetimit
Caktimi i kohës së transmetimit në RTSH të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore.
V E N D O S:
1. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 50 (pesëdhjetë) minutash në
televizionin publik dhe 30 (tridhjetë) minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës
zgjedhore të subjekteve zgjedhore si më poshtë:
a) Partia Socialiste e Shqipërisë
b) Partia Demokratike
2. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 25 (njëzetë e pesë) minutash në
televizionin publik dhe 15 (pesëmbëdhjetë) minutash në radion publike, për pasqyrimin e
fushatës zgjedhore të partisë parlamentare si më poshtë:
a) Partia e Lirisë
b) Partia Socialdemokrate
c) Partia Republikane Shqiptare
ç) Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”
d) Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
dh) Partia “Aleanca Progresiste L.ZH.K”
e) Partia Lëvizja e Legalitetit
ë) Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut
3. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 10 (dhjetë) minutash në
televizionin publik dhe 10 (dhjetë) minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës
zgjedhore të partive joparlamentare, sipas lidhjes 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 5 (pesë) minutash në televizionin
publik dhe 5 (pesë) minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për secilin
prej kandidatëve për kryetar bashkie dhe anëtar të këshillit bashkiak të propozuar nga
zgjedhësit
5. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve.
6. Kundër këtij vendimi mund tё bёhet ankim nё Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve,
brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij.