Bota
Rekord historik i temperaturave, shënohet dita më e nxehtë e muajit në 260 vitet e fundit
E mërkura ishte dita më e nxehtë në Milano në 260 vite, njoftoi sot Agjencia Rajonale e Lombardisë për Mbrojtjen e Mjedisit (ARPA).Agjencia (ARPA) njoftoi se temperatura mesatare gjatë ditës ishte 33 gradë Celsius, 0,2 gradë mbi rekordin e mëparshëm prej 32,8 gradë Celsius të vendosur më 11 gusht 2003.Të dhënat e temperaturës filluan të regjistroheshin nga stacioni Brera i Milanos në 1763. Kryeqyteti i Lombardisë ishte një nga qytetet kryesore italiane në alarm të kuq të mërkurën e kaluar pasi vendi vazhdoi të goditet nga cikloni Nero.Temperaturat do të qëndrojnë të larta deri në fund të javës, kur pritet të përfundojë vala e të nxehtit dhe temperaturat do të zbresin nga 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa në disa vende priten reshje të dendura shiu.