Connect with us

Kronike

Rëndohet bilanci nga atentati në Shkodër, shkon në 2 numri i viktimave

Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë edhe truproja e anëtarit të grupit të Bajrit (EMRI)

Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër. Një prej personave që mbeti i plagosur, Geridon Kraja, mësohet se ka ndërruat jetë. Burime për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije se personi që ndërroi jetë është truproja e anëtarit të grupit të Bajrit, Erogen Vasos (Brajoviç). Ky i fundit dyshohet se ishte shënjestra e atentatit.

Atentati në Shkodër, autori u aksidentua në tentativë për t’i ikur policisë! Braktisi automjetin dhe tentoi të arratisej në këmbë 

Autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur në një lokal në Shkodër ka bërë aksidenti në dalje të qytetit në tentativë për t’iu larguar policisë. Mësohet se ai është aksidentuar te ura e trenit dhe më pas në këmbë ka tentuar që t’i ikë policisë në pjesën e lumit Kir.

Ai është vënë në pranga nga forcat Shqiponja, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. Mësohet se ai krimin e ka kryer me një motor ndërsa më pas ka tentuar të largohet me automjetin tip BMW

………………

Shkodra është tronditur mëngjesin e kësaj të hëne nga një atentat në një lokal pranë bashkisë. Dy persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa dy janë plagosur. I vdekur ka mbetur Armando Pali dhe truproja e Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç. Ky i fundit bashkë me kamarieren e lokalit kanë mbetur të plagosur.

Gazetari Ergys Kavaja raporton se shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Vaso, i cili ka qenë bashkë në lokal me mikun e tij Armando Pali. Të dy kanë qenë më parë këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës nën logon e PBDNJ-së. Pali rezulton edhe ish punonjës i IMT-së në Shkodër.

Burime për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije se një person ka rënë në pranga për atentatit në Shkodër. Dyshohet se ai ka qenë autori i vrasjes. Në momentin kur qëlloi drejt lokalit ka qenë me një motor, ndërsa më pas ka arritur që të largohet me një automjet tip BMW ngjyrë gri.

Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç është vëllai i Denis Bajrit, i shumëkërkuari që u ekstradua në korrik nga Dubai me akuzën e vrasjes së Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër për llogari të Ervis Martinajt.  Përveç të vëllait, edhe emri i Erogenit ka dalë si i përfshirë në vepra kriminale.

Në vitin 2023, u përmend në një dosje të SPAK si pjesë e grupit të Bajrave. Në atë kohë u lëshuan 14 masa sigurimi për akuzat vrasje me paramendim, grup të strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për vrasje, korrupsion, shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Policia jep detaje për atentatin në Shkodër. Autori i vrasjes është identifikuar si Rakip Gila, ai kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu dhe ishte arrestuar në vitin 2023 për armë e municion

Njoftimi i policise: 

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement