Aktualitet
RENEA ‘blindon’ banesën në Orosh, një prej personave që fshihet dyshohet si i përfshirë në grupe terroriste
Forcat e policisë në Pukë dhe forcat RENEA kanë rrethuar sot një banesë në fshatin Orosh, Fushë Arrëz në Pukë, që prej orëve të para të mëngjesit.
Brenda në banesë dyshohet se ndodhen dy persona të kërkuar. Një prej tyre është identifikuar si Juljan Cumrraku, i cili dyshohet se është i lidhur me grupe terroriste.
Personi tjetër nga Tirana, mbetet ende i paidentifikuar. Ndërkohë, ende nuk është bërë ndërhyrja për arrestimin e tyre.