Ekonomi
Rënie e qarkullimit të bizneseve prej 1.2 mld euro, qeveria e Kosovës paralajmëron pako të re fiskale
Kryeministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë dhe Transfereve, Hykmete Bajrami kanë vizituar Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).
Hoti me këtë rast ka thënë se janë duke punuar intensivisht për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
“Po diskutojmë për përgatitjet për zbatim për Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Kjo për neve është shumë e rëndësishme që të ndihmojmë bizneset për ndikimin negativ të pandemisë”, ka thënë ai.
Ai ka falënderuar ATK-në punë e bërë duke iu siguruar mbështetje të vazhdueshme për ligjshmëri dhe transparencë të plotë.
Hoti ka paralajmëruar pako të re fiskle për vitin 2021, për të cilën tha se janë në diskutim më të gjitha institucionet përgjegjëse.
“Kemi punuar në grupe punese për të përgatitur pakon e re fiskale dhe në bazë të diskutimeve, jemi duke marrë propozime për të dalë me masa të reja në vitin 2021”.
Ekrem Hysenaj, drejtor i përgjithshëm i ATK-së, ka njoftuar se kanë inkasuar nga marsi mbi 74 milionë euro të ardhura, shkaku i pandemisë.
“Prej janarit deri në nëntor 426.6 milionë euro, 8.4% më pak se periudha më pak se vitin e kaluar. Ndikimi i pandemisë në të ardhura ka pasur me pak 74.3 milionë euro mars-nëntor. Rënie të qarkullimit prej 1.2 miliard euro. 79 milionë euro borxhe janë inkasuar në këtë periudhë. Borxhet 1 milion euro nga ndërmarrjet publike”, ka thënë Hysenaj.
Kurse, ministrja Bajrami ka kërkuar ndihmën e ATK-së për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami tha se ky vit ka qenë vit i vështirë dhe sfidues për të hyrat buxhetore dhe për bizneset, teksa shtoi se me ligjin për rimëkëmbje ekonomike do të mbështeten punëtorët dhe kompanitë.
Monitor/