Connect with us

Pinknews

Reperja e njohur shqiptare: Nuk kam dashuruar kurrë, nuk ia jap kohën dikujt që nuk të jep diçka që mund të kesh përfitim

Reperja e njohur si Tayna teksa ka dhënë së fundmi një intervistë është shprehur se nuk ka qenë kurrë e dashuruar.

“Unë mendoj se nuk kam qenë e dashuruar kurrë. Kam dashur, por e dashuruar, dashuria e jetës, jeta e vdekja, jo,” u shpreh Tayna.

Reperja shtoi se nuk e ka gjetur ende dikë, por ka vendosur që t’i përkushtohet vetes dhe karrierës së saj.

“E re jam, fokusin e kam te vetja, me kalimin e viteve e vlerëson shumë vlerën tënde, kohën tënde. Nuk ia jep kohën tënde dikujt që nuk të jep diçka që mund të kesh përfitim.

Partnerin nuk e kam gjetur, mirë jam, nuk duhet patjetër, kam punë të tjera njëherë. Nëse vjen mirë, nëse nuk vjen shnosh mirë jena,” tha reperja për emisonin ‘Mirëmbrëma Yje’.

 

Reperja e njohur shqiptare: Nuk kam dashuruar kurrë, nuk ia jap kohën

Advertisement