Aktualitet
Reshje shiu dhe stuhi
Moti do të jetë më vranësira dhe kthjellime në pjesën e parë të ditës, ndërsa në mbrëmje priten reshje shiu dhe stuhi në veriperëndim dhe zonën perëndimore.
Temperaturat minimale parashikohen 8-12 grade, temperaturat maksimale do të jenë me rritje 17-18°C në veri, 22-24°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Era do të jete me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6-7 ballë në det të hapur.