Aktualitet
Reshje shiu dhe stuhi, ja në cilat zona
Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me stuhi në zonën perëndimore. Më pak reshje zona lindore. Temperaturat minimale do të luhaten 5 – 11 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 9 -11°C në veri , 15-17°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-18 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5-6 ballë në det të hapur.