Aktualitet
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, ja si do të jetë moti këtë të diel
Moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi në orët e mëngjesit, në mesditë dhe pasdite reshjet do të jene me intensitet mesatar. Temperaturat minimale do të luhaten 4 – 11 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 8 -12°C në veri , 16-18°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Era do të jetë me drejtim Jug- Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6 -7 ballë në det të hapur.