Aktualitet
Reshje të dendura shiu, ‘paralizohet’ Tirana! Trafik i rënduar në të gjitha rrugët
Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu ka krijuar bllokim të rrugëve në Tiranë. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv në bashkëpunim me Lux Taxi, rrugët në kryeqytet janë paralizuar, duke bërë që qytetarët të mbesin në trafik. Pothuajse të gjithë akset rrugore janë bllokuar, rruga e ‘Durrësit, rruga e ‘Kavajës’, rruga e ‘Elbasanit’, kryqëzimi i Don Boskos dhe i 21 Dhjetorit, rruga ‘Bardhyl’, rruga ‘5 Maji’, rruga ‘Jordan Misja’, rruga ‘Siri Kodra’. Bllokim po ashtu ka pothuajse edhe në të gjitha rrugët dytësore. Aktualisht po lëviz në rrugën e Dibrës, është çdo gjë e paralizuar. Segmenti i bllokuar deri të zona e 9-katëshve. Për momentin nuk lëvizin makina, trotuaret janë mbushur komplet me ujë. Reshjet e shiut janë të dendura. Bllokim në çdo segment. Është e pranueshme kjo situatë është numër i madh i njerëzve që qarkullojnë. Bllokuar segmenti i unazës, kryqëzimi i Don Boskos, edhe në ngjitje, duke filluar ish stacioni i vjetër i trenit, ‘Jordan Misja’, ‘Siri Kodra’, ‘5 Maji’, ‘Farmacia 10’, rruga ‘Bardhyl’, deri tek ish-restoranti ish-Durrësi. Ka shumë ngarkesë. Kemi bllokime në tre akse kryesore, përse më shumë tek rruga e Kavajës, fillon që në Kombinat. Të gjitha segmentet janë të bllokuara, zona e Astirit, ka shumë trafik. Rruga e Durrësit, autostrada është mbushur me ujë dhe nuk ecet më shumë se me 60 km në orë. Kemi trafik në Rrugën e Elbasanit, Sauk-Fakulteti Ekonomik, Ambasada Amerikane deri tek rruga ‘George Bush’, tha në një lidhje Eldi nga Lux Taxi.